Kjo hedhje e re në qarkullim e Shfletuesit Tor përqendrohet në ndihmën e përdoruesve të kuptojnë shërbimet Onion.

Rrugëzimi onion i Tor-it mbete mënyra më e mirë për të arritur komunikim anonim skaj-më-skaj në Internet. Me shërbime onion (adresa .onion), përgjegjësit e sajteve mund t’u japin përdoruesve të tyre lidhje anonime, pa tejtëdhëna ose që ua fshehin tejtëdhënat cilësdo pale të tretë. Shërbimet onion janë një nga ato pak teknologji për anashkalim censurimi që u lejojnë përdoruesve të shmangin censurimin, teksa në të njëjtën kohë mbrojnë privatësinë dhe identitetin e tyre.

Përdoruesit e Shfletuesit Tor do të jenë në gjendje, për herë të parë, të zgjedhin përdorimin automatikisht të sajteve “onion”, kurdo që sajtet ofrojnë të tillë. Për vite të tëra, disa sajte kanë përdorur në mënyrë të padukshme shërbime onion me shërbime alternative, dhe kjo vazhdon të jetë një zgjidhje e shkëlqyer. Tani ka gjithashtu një mundësi, për sajte të cilët dëshirojnë që përdoruesit të kenë dijeni për shërbimet e tyre onion, t’i ftojnë ata të zgjedhin përdorimin e adresës së tyre .onion.

Ç’ka të re?

Vendndodhje Onion

Krijuesit e sajteve tanimë mund t’u reklamojnë shërbimin e tyre onion përdoruesve të Tor-it duke shtuar një krye HTTP. Kur vizitohet një sajt që ka edhe adresë .onion, edhe Vendndodhje Onion të aktivizuar përmes Shfletuesit Tor, përdoruesve do t’u tregohet për versionin e shërbimit onion të sajtit dhe do t’u kërkohet të zgjedhin përmirësimin me shërbimin onion, herën e parë që e përdorin.

Tor Browser 9.5 Onion Location


Nëse jeni një zhvillues, mësoni si të aktivizoni “onion-location” në shërbimin tuaj Onion.


Mirëfilltësim Onion

Përgjegjësi shërbimesh onion që dëshirojnë t’u shtojnë sajteve të tyre një shtresë ekstra sigurie, tani mund të caktojnë një çift kyçesh për kontroll hyrjesh dhe mirëfilltësim.

Mirëfilltësim Onion në Shfletuesin Tor 9.5

Përdoruesit e Shfletuesit Tor mund t’i ruajnë dhe administrojnë kyçet e tyre përmes about:preferences#privacy te ndarja Mirëfilltësim Shërbimesh Onion.

Mirëfilltësim Onion në Shfletuesin Tor 9.5


Nëse jeni një zhvillues, mësoni si të siguroni shërbimin tuaj Onion duke përdorur mirëfilltësim klientësh.


Tregues të Përmirësuar Sigurie Te Shtyllë URL-sh

Shfletuesit tradicionalisht i vizatonin sajtet përmes një protokolli transporti të sigurt, me një ikonë dryni të gjelbër. Por në mesin e 2019-s, ikona e dikurshme e gjelbër u bë gri, me synimin për të hequr theksin nga gjendja parazgjedhje (e parrezik) e lidhjes dhe për ta vënë te lidhje të dëmtuara ose të pasigurta. Shfletues të njohur, si Firefox-i dhe Chrome-i e kuptuan se është përfitim për krejt bazën e përdoruesve nëse ofrohej funksionim të njohur për të dy grupet e përdoruesve. Në këtë vendim ne ndjekim Firefox-in, dhe i kemi përditësuar treguesit e sigurisë të Shfletuesit Tor për ta bërë të lehtë për përdoruesit të kuptojnë kur po vizitojnë një sajt jo të sigurt.

Tregues Sigurie te Shtyllë URL-sh në Shfletuesin Tor 9.5

Faqe gabimesh për shërbimet Onion

Ndonjëherë përdoruesit e kanë të vështirë të kapin sajte onion. Në versione të mëparshëm të Shfletuesit Tor, kur kishte një gabim lidhjeje te një shërbim onion, përdoruesve u dilte një mesazh standard gabimi Firefox, pa hollësi për pse s’qenë në gjendje të lidheshin me sajtin onion.

Në këtë hedhje në qarkullim kemi përmirësuar mënyrën se si komunikon Shfletuesi Tor me përdoruesit lidhur me gabime më anë shërbimi, klienti apo rrjeti, që mund të ndodhin kur ata provojnë të vizitojnë një shërbim onion. Shfletuesi Tor tani shfaq një diagram të thjeshtuar të lidhjes dhe shfaq se ku ndodhi gabimi. Duam që këto mesazhe të jenë të qarta dhe informuese, pa qenë të fryra.

Faqe Gabimesh për sajte Onion në Shfletuesin Browser 9.5

Emra Onion

Për shkak të mbrojtjeve kriptografike, URL-të e shërbimeve onion s’janë kollaj për t’u mbajtur mend (dmth, https://torproject.org vs. http://expyuzz4wqqyqhjn.onion/). Kjo e bën të vështirë për përdoruesit të zbulojnë apo të rikthehen në një sajt onion. Pamë se zhvilluesit, në mënyrë organike, e kanë trajtuar këtë problem në rrugë të ndryshme, kryesisht me zgjidhje të hartuara për shërbimin e tyre. Duke qenë se s’ka zgjidhje që funksionon në mënyrë të përsosur për krejt grupet e përdoruesve tanë, edhe ne e kemi trajtuar këtë problem nga një këndvështrim i gjerë. Për këtë hedhje në qarkullim, bashkëpunuam me HTTPS Everywhere të “Freedom of the Press Foundation” (FPF) dhe “Electronic Frontier Foundation”, për të zhvilluar të parën provë koncepti për emra të mbajtshëm mend nga njerëzit për adresa shërbimesh onion SecureDrop:

The Intercept:
    theintercept.securedrop.tor.onion
    http://xpxduj55x2j27l2qytu2tcetykyfxbjbafin3x4i3ywddzphkbrd3jyd.onion
Lucy Parsons Labs:
    lucyparsonslabs.securedrop.tor.onion
    http://qn4qfeeslglmwxgb.onion

“Freedom of the Press Foundation” u është drejtuar për pjesëmarrje një numri të vogël entesh media, dhe Tor dhe FPF do të shohin bashkë hapat pasues, bazuar në përshtypjet për këtë provë fillestare koncepti.

Emra Onion në Shfletuesin Tor 9.5

Jepni Përshtypje

Nëse gjeni një të metë, ose keni një sugjerim se si mund ta përmirësojmë këtë hedhje në qarkullim, ju lutemi, na e bëni të ditur. Falënderim për krejt ekipet në Tor dhe për mjaft vullnetarë, të cilët dhanë ndihmesë në këtë hedhje në qarkullim.

Ju duhet ndihmë?

Shihni PBR nga bashkësia jonë

Vizitoni Asistencën

Lidhuni

Bisedoni me ne drejtpërdrejt!

Ejani te ne në IRC