Kjo është hedhja e parë e qëndrueshme në qarkullim bazuar në Firefox ESR 91 dhe përfshin një përditësim të rëndësishëm të Tor 0.4.6.8.

Ç’ka të re?

Skena e lidhjes në Shfletuesin Tor 11, në tema të çelëta dhe të errëta

Shfletuesi Tor ka një pamje të re

Më herë këtë vit, ndërfaqja e përdoruesit të Firefox-it nën një rikonceptim të madh synonte thjeshtimin e “chrome”-it të shfletuesit, bërjen e menuve më të hajthme dhe sjelljen e një ane grafike krejt të re të bazuar në skeda. Firefox ESR 91 sjell për herë të parë te Shfletuesi Tor konceptimin e re grafik.

Ikona të rikonceptuara në Shfletuesin Tor 11

Për të garantuar se është në të njëjtën nivel me funksionimin e ri, çdo pjesë e Ndërfaqes së përshtatur të Përdoruesit në Shfletuesin Tor është modernizuar për t’a përputhur me pamjen dhe ndjesitë e reja që jep Firefox-i. Kjo përfshin gjithçka, nga përditësimi i elementëve bazë, bie fjala, ngjyra, tipografi dhe butona, e deri te rivizatimi i secilës prej ikonave tona për ta përputhur me stilin e ri më të hajthët të ikonave.

Veç chrome-it të shfletuesit, skena e lidhjes, shfaqja e qarqeve, shkallët e sigurisë dhe gabime sajti Onion, që të tëra këto përfituan pamje më të qëruar – duke përthithur secila disa përmirësime të vockla, por të mirëpritura.

Gabim Adrese të Pavlefshme Sajti Onion, ardhur prej nxjerrjes nga përdorimi të v2-shit

Nxjerrje përfundimtare nga përdorimi e shërbimeve Onion v2

Vitin e shkuar njoftuam se shërbimet Onion v2 do të nxirreshin nga përdorimi nga fundi i 2021-shit dhe pas hedhjes 10.5 në qarkullim Shfletuesi Tor ka qenë i zënë duke sinjalizuar përdoruesit që vizitojnë sajte Onion v2, për nxjerrjen e tyre në pension së shpejti. Më së fundi, ajo ditë erdhi. Pas përditësimit me Tor 0.4.6.8 v2, shërbimet onion s’mund të kapen më me Shfletuesin Tor dhe përdoruesve do t’u shfaqet një gabim “Adresë Sajti Onion e Pavlefshme”.

Nëse ju del ky gabim, teksa rrekeni të vizitoni një adresë v2 që dikur funksiononte, s’ka asgjë të gabuar me shfletuesin tuaj – në vend të kësaj, problemi e ka sajti vetë. Nëse doni, mund të njoftoni përgjegjësin e sajtit Onion rreth problemit dhe t’i nxitni ta përmirësojnë me një shërbim Onion v3 sa më shpejt të jetë e mundur.

Është kollaj të shihet nëse ende keni adresa të vjetra v2, të ruajtura në faqerojtësit tuaj, që kanë nevojë për heqje ose përditësim: edhe pse që të dyja llojet përfundojnë me .onion, adresat më të siguruara v3 janë 56 shenja të gjata, krahasuar me gjatësinë modeste prej 16 shenjat të atyre v2.

Probleme të ditura

Shfletuesi Tor 11.0 vjen me një numër problemesh të ditura:

  • E meta 40668: DocumentFreezer & skemë kartelash
  • E metë 40671: S’vizatohen shkronjat
  • E metë 40679: Mungojnë veçori te nisja për herë të parë në esr91 në MacOS
  • E metë 40689: Ndryshim metode HTTP shërbimi Kërkimi në Blockchair
  • E metë 40667: Videot në format AV1 shfaqen si kartela të dëmtuara, në Windows 8.1
  • E metë 40677: Pas përditësimit me 11.0a9, disa shtesa janë jo aktive dhe kanë nevojë për çaktivizim-riaktivizim gjatë çdo nisjeje
  • E metë 40666: Çaktivizimi i svg.disable prek rregullimet e NoScript-it
  • E metë 40690: “Chrome” e shfletuesit dëmtohet, kur është çaktivizuar mënyra shfletim privat
  • E metë 40693: Varësi potenciale nga Wayland (e re)
  • E metë 40692: “Picture-in-Picture” është aktivizuar në 11.0a10 (e re)
  • E metë 40700: Çaktivizo, si parazgjedhje, rekomandimet e Firefox-it (e re)
  • E metë 40705: Lidhja “vizitoni sajtin tonë” te about:tbupdate shpie në vende të ndryshme (e re)
  • E metë 40706: Ndreqje problemi në https-e wasm (e re)

Jepni përshtypjet

Nëse gjeni një të metë, ose keni një sugjerim se si mund ta përmirësojmë këtë hedhje në qarkullim, ju lutemi, na e bëni të ditur. Falënderim për krejt ekipet në Tor dhe për mjaft vullnetarë, të cilët dhanë ndihmesë në këtë hedhje në qarkullim.

Ju duhet ndihmë?

Shihni PBR nga bashkësia jonë

Vizitoni Asistencën

Lidhuni

Bisedoni me ne drejtpërdrejt!

Ejani te ne në IRC